Nesër nis fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit
Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë qytetarët se nga data 29 tetor deri më 4 nëntor, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit. Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës.
“Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet në procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore”, është bërë me dije në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
/Epoka e re/