Nesër nis inspektimi i hipermarketeve në Kosovë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka bërë me dije se nga nesër (e martë) e deri më 31 dhjetor do të organizojë fushatë inspektimi në të gjitha pikat e hipermarketeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës me qellim të mbrojtës së konsumatorit .
“Me qëllim të mbrojtjes se konsumatorit dhe informimit të bizneseve si partnerë në zhvillimin ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) i njofton të gjitha bizneset (hipermarketet), që operojnë në rrjetin tregtar në Republikën e Kosovës, se duke u bazuar në shqetësimet e ngritura dhe ankesat e shumta të konsumatorëve në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, nga data 19.12.2017 deri më 31.12.2017, do të organizojë fushatë inspektimi në të gjitha pikat e hipermarketeve në tërë territorin e vendit”, është thënë në njoftimin e MTI-së.
Sipas këtij njoftimi, gjatë këtij inspektimi do të bëhet verifikimi i gjendjes reale të çmimeve të produkteve të ekspozuara në shtande dhe çmimeve në arkë.