Nesër nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut

16 janar 2024 | 15:55

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet nesër (e mërkurë), ndërsa për të qenë e suksesshme kjo iniciativë në këtë komunë duhet të mblidhen rreth 3 mijë e 600 nënshkrime që përbën rreth 20 për qind të elektoratit lokal.

Se që nga nesër rreth orës 9:00 të mëngjesit nis mbledhja e nënshkrimeve në një sallë sportive në anën veriore të Mitrovicës tashmë veçse është konfirmuar edhe për portalin serb të lajmeve “KoSSeV”.

“Në emër të grupit iniciativ për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, po i njoftoj qytetarët se më në fund i kemi marrë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se nesër do të fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit” ka thënë për “KoSSev” njëra nga anëtaret e këtij grupi, Sanja Lazareviq.

Kujtojmë se deri më 22 janar është afati përfundimtar kur grupi iniciator duhet të përfundojë mbledhjen e nënshkrimeve të rreth 20 për qind të elektoratit, për të kaluar më pastaj në fazën finale të ç’votimit të Atiqit, ku kërkohet 50 për qind + 1 votë për shkarkimin përfundimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si të gjithë pilotët e Formula 1 edhe ai meksikan…