Nesër nis mësimi, mbi 200 mijë aplikime për libra
01 shtator 2024
| 15:05
Nesër (e hënë) fillon viti i ri shkollor, ku shumë nxënës do të ulën në banka për të marrë dije.
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se dikasteri që ajo e udhëheq i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor, në koordinim me komunat
Ministria e Arsimit, në vitin e kaluar por edhe sivjet i ka subvencionuar tekstet shkollore.
Nagavci, përmes një postimi në “Facebook”, të shtunën ka treguar se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.
Ajo të shtunën, ka njoftuar se kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjor, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar.