Nesër nis nënshkrimi i peticionit për Gjykatën Speciale
14 dhjetor 2017
| 14:31
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), ka bërë me dije se nesër (e premte) do të nis nënshkrimin e peticionit nëpërmjet të cilit do të kërkohet nga Kuvendi, ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Nesër më 15 dhjetor në orën 11:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të fillojnë me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës”, është thënë në njoftimin e OVLUÇK-së.