Nesër nis spërkatja kundër rriqrave në Komunën e Rahovecit
30 maj 2018
| 16:03
Në organizim të drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Rahovecit nga nesër (e enjte) do të nis spërkatja e zonave kundër rriqrave, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).
Spërkatja e zonave endemike do të vazhdojë sipas planit të hartuar, për spërkatjen, sipas zonave në të cilat ka më shumë raste të regjistruara të thumbimeve nga rriqrat gjatë këtij viti.
Nga banorët kërkohet bashkëpunim të mirë, me zyrtarët e kompanisë e cila do të bëjë spërkatjen e zonave të cilat janë paraparë të spërkaten.