Nesër numërohen votat e diasporës për kryetar të Dragashit

13 dhjetor 2021 | 16:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri të hënën në orën 14:00 ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka kujtuar se sonte në mesnatë përfundon afati për pranimin e këtyre fletëvotimeve.

“Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë (nesër) KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave”, ka thënë Elezi.

Të drejtën për të votuar përmes postës për këtë raund të zgjedhjeve kanë pasur të drejtë vote vetëm 1 090 votuesit jashtë Kosovës të Komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Në garë për kryetar të Dragashit janë Shaban Shabani i PDK-së dhe Bexhet Xheladini i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar për të hënën seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të…