Nesër organizohet hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka njoftuar se të premten do të organizohet hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave, AKK-ja ka bërë me dije se hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë do të bëhet konform Ligjit nr. 04/L-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë.
Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e AAKK-së do t’i nënshtrohen 20 për qind e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publikë që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.
“Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit”, ka njoftuar AKK-ja.