Nesër përfundon faza e parë e aplikimit të OJQ-ve për mbështetje financiare

27 qershor 2018 | 11:16

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka bërë me dije se nesër (e enjte) do të përfundojë faza e parë e aplikimit të organizatave joqeveritare (OJQ) për mbështetje financiare nga Fondi për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje OJQ-ve që të nxitojnë për të aplikuar, duke paralajmëruar se shumë shpejtë do të fillojë edhe faza e dytë.

“Programi financiar (fondi) për Inovacion dhe Ndërmarrësi po përfundon me fazën e parë të aplikimit, atë për OJQ-të, si dhe shumë shpejt fillon me fazën e dytë. Nesër është dita e fundit e aplikimit për mbështetje financiare, për organizatat jo-qeveritare, të cilat përmes projekteve të tyre, kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës. Ju bëjë thirrje edhe një herë, të nxitoni dhe aplikoni! Kurse sa i përket fazës së dytë, të mbështetjes financiare për inovacion dhe ndërmarrësi, ju ftoj të na ndiqni ditëve në vijim, befasi të mira na presin!”, ka shkruar Beqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij, Wanda…