Nesër përkujtohen heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kjo është agjenda e homazheve dhe akadamisë përkujtimore
01 nëntor 2019
| 10:13
Me rastin e 30-vjetorit të rënies (2 nëntor 1989) të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2019, në nderim të veprës së tyre, mbahen këto aktivitete:
Në orën 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, bëhen homazhe tek obelisku i heroit të kombit Afrim Zhitia.
Në orën 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, bëhen homazhe te përmendoret e heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliu.
Në orën 14:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.
Në orën 17:00, akademi përkujtimore, Pallati i Rinisë në Prishtinë, Salla e Kuqe, Prishtinë.
Organizatorë: Shoqëria Lëvizja Shoqatat e Familjeve të dëshmorëve dhe Shoqata e të burgosurve politikë.