Nesër përkujtohet 24-vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës

26 prill 2023 | 16:33

Të enjten përkujtohet 24 vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, janë vrarë 376 persona.

Kriminelët serb më 27 prill 1999, në një organizim shtetëror, dëbuan nga shtëpitë e tyre banorët e Rekës së Keqe, ndërsa në fshatin Meje e Korenicë kryen masakrën më të madhe duke kidnapuar 376 veta, shqiptarë e që u konsideruan të zhdukur, por më vonë rezultuan të vrarë. Shumica prej tyre u gjetën në varrezat masive të Batajnicës dhe vende tjera nëpër varre masive në Kosovë.

Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në Mejë, do të mblidhen shumë qytetarë në vendin që tash quhet “Lëndina e Pikëllimit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina do të dërgojë përfaqësuesit e saj të posaçëm në…