Nesër përkujtohet në 20-vjetorin e rënies dëshmori Xajë Jashari

26 tetor 2018 | 14:13

Nesër (e shtunë) në orën 11:00 në fshatin e lindjes Strofc të Vushtrrisë do të përkujtohet në 20-vjetorin e rënies dëshmori Xajë Jashari.

“Luftëtari i lirisë veç i falet atdheut – Xajë Jashari  dëshmor i kombit, 19. 06. 1955 – 27. 10. 1998”, shkruan në lapidar aty ku prehet në amshim e ku do bëhen homazhe.

Xajë Jashari shumë vite punoi në Radio Televizionin e Prishtinës.

Akademia përkujtimore mbahet në Shkollën Fillore “Liria” në Strofc, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka e qytetit të Rahovecit “Sulejman Krasniqi” është pasuruar me…