
Nesër përurohet libri “Atman” i Laura Olldashit
07 dhjetor 2022
| 22:44
Nesër (e enjte) në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me fillim nga ora 12.00, përurohet libri “Atman” i autores Laura Olldashi. Në këtë ditë feste të librit të autores Olldashi me nga një recension për librin do të paraqiten kritikë nga Kosova dhe nga Shqipëria. E pranishme do të jetë edhe autorja, e cila do të bashkëbisedojë me të pranishmit për përmbajtjen e librit.