Nesër përurohet libri “Kur dhimbja flet”
22 prill 2024
| 15:48
Libri me poezi “Kur dhimbja flet”, i autores Mimozë Bytyqi Rrahmani, do të përurohet nesër, (datë 23 prill), në Ditën Ndërkombëtare të Librit.
Këtë libër autorja ia ka kushtuar fëmijës së vet me nevoja të veçanta, si një reflektim i ndjesive më të thella prindërore, dhimbjes individuale dhe kolektive brenda këtyre përjetimeve, forcës dhe guximit, përkushtimit, mbi të gjitha dashurisë së pakushtëzuar ndaj njëri-tjetrit.
Me këtë libër autorja motivon njerëzit për ta dhënë shembullin njerëzor për tejkalimin e sfidave të ndryshme.
Të pranishmit do të kenë rastin të dëgjojnë leximet e disa prej poezive, me ç’rast do të ketë dhe një koktej.
Libri do të përurohet në orën 19.00 në lokalin “Europe House”, Rruga UÇK, nr. 90, në Prishtinë.