
Nesër përurohet libri “Një kosovar si Radomiri”
11 mars 2025
| 08:12
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani” më 12 mars nga ora 18:00 do të promovohet libri “Një kosovar si Radomiri – Radomir Dimiq, përmbledhje shkrimesh”.
Radomir Dimiq nuk është emër i panjohur në politikë, gazetari e shoqëri civile. Nuk është i panjohur as si drejtues ndërmarrjesh shtetërore në të kaluarën në Kosovë. Tash e 25 vjet ai me vullnet dhe pa frikë angazhohet publikisht për një shoqëri kosovare jo të ndarë, për një shoqëri që sheh nga e ardhmja, por duke mos harruar të kaluarën.