
Nesër përurohet libri “Tmerri ka emër” i Asllan Selimit
18 maj 2023
| 17:50
Nesër, më 19 maj 2023, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, autori Asllan Selimi përuron librin “Tmerri ka emër, (kujtime lufte, burgu e qëndrese)”, i cili është një libër dëshmi e krimeve ushtarako-policore serbe për shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës.
Autori Asllan Selimi është ish-i burgosur politik dhe i mbijeturi i masakrës në burgun e Dubravës.