Nesër përurohet segmenti i tretë i autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”
13 qershor 2018
| 11:23
Nesër (e enjte) Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.
Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “Jo shpejtësisë, po sigurisë”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen “Doganaj” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00.
/Epoka e re/