Nesër Prishtina s’ka ujë kjo është arsyeja!
26 tetor 2018
| 17:04
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ka njoftuar konsumatorët e zonave / lagjja Veternik, lagjja Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së nesërme 27 tetor 2018 e shtunë, do të mbesin pa ujë të pijshëm gjithsej 7 orë, duke filluar nga ora 09 – 16.
Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartcekura , janë punimet teknike.
Intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.