Nesër pritet të votohet për formimin e Komisionit Hetimor për energjinë

27 prill 2022 | 17:13

Nesër (e enjte) do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00. Në rend dite është edhe propozimi i 40 deputetëve të opozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,
  6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,
  7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka njoftuar se kanë iniciuar kërkesën për…