Nesër pritet të votohet rezoluta e opozitës
05 dhjetor 2018
| 07:57
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar, për siç është thënë, dështimin e në procesin e liberalizimit të vizave.
Seanca është thirrur nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Pas pesë orë diskutimesh, u vendos që rezoluta e propozuar nga opozita të votohet të enjten. Rezoluta e propozuar nga opozita e bën fajtore Qeverinë e Kosovës për mungesën e liberalizimit të vizave.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti tha se koalicioni qeverisës ka dështuar në punën e tyre. Kulmi i dështimeve të Qeverisë, sipas tij, është mosanëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.