Nesër profesor Mulliqi dhe Emini diskutojnë për dramën shqipe
Nesër, (e shtunë, 17 dhjetor), me fillim nga ora 11.00, në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, në “Art Centër”, në kuadër të edicionit të tretë të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, organizohet diskutimi për “Dramën shqipe” me profesor Haqif Mulliqin dhe profesor Emin Z. Eminin.
Të dy profesorët universitarë, përballë moderatores Alketë Gashi Fazliu dhe të pranishmëve, do të diskutojnë për dramën shqipe dhe do të bashkëbisedojnë me studentë të Departamentit të Arteve Dramatike, me dramaturgë, regjisorë, skenaristë, shkrimtarë etj.
Në këtë takim mund të marrë pjesë secili që është i interesuar të mësojë për dramën shqipe ndër dekada.
Aktivitetet e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur i ka mbështetur Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Drejtoria e Kulturës e komunës së Prishtinës.