Nesër promovohet libri “Bir i Atdheut”
09 janar 2019
| 16:49
Të enjten, më 10 janar 2019, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar në orën 12:00 do të promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi.
Libri, nëpërmjet një rrëfimi autentik, paraqet zhvillimet historike të fillimit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë dhe jetën e veprën e dëshmorit, Naser Hajrizi, i rënë në ballë të demonstratës së 2 prillit 1981, në qendër të Prishtinës, së bashku me shokun e idealit, Asllan Pirevën.
Autor i librit është veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi.
/Epoka e re/