Nesër promovohet libri “Linga e heshtjes” i autorit Bujar Salihu

03 qershor 2021 | 14:08

Nesër (e premte), në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me fillim nga ora 12.00, promovohet libri “Linga e heshtjes” i autorit Bujar Salihu. Për librin do të flasin poeti Adem Gashi, studiuesi Emin Z. Emini, botuesi Berat Armagedoni dhe kritiku Flamur Maloku.

Poezi të librit do të interpretojë Alketa Gashi Fazliu.

Për pjesëmarrësit do të jepen libra falas dhe do të shtrohet një sofër e bukës.

Promovimi do të organizohet në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion nga Parlamenti i Austrisë ka zhvilluar një takim…