Nesër protesta e mjekëve specizlizantë
25 shkurt 2018
| 22:42
Specializantët e mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën në orën 12:00.
Thonë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u kishin premtuar se nga janari ata do të sistemohen në vende të punës dhe do të marrin pagë, por sipas tyre një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. “Nesër me 26.02.2018, në ora 12:00, do të këtë protestë të mjekëve specializantë, pranë Minstrisë së Shëndetësisë, për shkak të mosrealizimit të premtimeve të ministrit Ismajli dhe kryeparlamentarit Veseli, se nga 1 Janari asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë”, thuhet në njoftimin e tyre.