Nesër protesta para QKUK-së, punonjësit shëndetësor kërkojnë rritje pagash
20 shtator 2022
| 11:48
Nesër Para Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës do të protestohet nga ora 10:30.
Shoqata Sindikale e QKUK-së ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit Drejtuese është marrë vendim që të mërkurën të protestohet para QKUK-së me këto kërkesa:
Rritje pagash për 50 për qind deri në implementimin e Ligjit të Pagave,
Rrije e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit,
Miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023.