Nesër protestohen në Pejë protestohet kundër dhunës ndaj grave

23 maj 2021 | 17:01

Nesër (e hënë), duke filluar nga ora 12:00 në korzonë e qytetit të Pejës, do të mbahet një protestë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, si dhe kundër heshtjes institucionale ndaj kësaj dukurie negative.

Organizatorët e protestës “Aktivistët e Pejës” në faqen zyrtare në “Facebook” kanë bërë me dije se vetëm gjatë javës së kaluar 18 vajza e gra raportuan se kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës seksuale e ngacmimeve në Kosovë.

“Ne e dimë shumë mirë që ngacmimi seksual, sulmet seksuale e përdhunimet janë duke iu ndodhur vajzave e grave çdo kund, qoftë në shkolla, institucione publike e private. Andaj dhe do të ngrihemi në protestë, për t’i bërë ballë këtij fenomeni shqetësues dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale e siguri për vajzat dhe gratë. Të protestojmë dhe të rezistojmë derisa drejtësia për vajzat dhe gratë të vihet në vend dhe ato të jetojnë pa frikë”, kanë njoftuar “Aktivistët e Pejës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është kampione e edicionit 2020/2021. Drita ka siguruar daljen…