Nesër protestohet kundër politizimit të arsimit
04 mars 2018
| 11:22
Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)”, organizon nesër (e martë), protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë.
Protesta e cila nis në orën 11:00, do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të jetë krejtësisht paqësore.
Sipas njoftimit, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.
Përndryshe, Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmjet një komunikate ka garantuar se asnjë studentë nuk do të këtë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim për regjistrim në Universitetet Evropiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tash.