Nesër protestojnë sërish policët elitarë
06 nëntor 2023
| 15:14
Njësia Speciale Intervenuese e policisë pritet që edhe nesër (e martë) të protestojë para objektit të qeverisë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.
Protesta sipas burimeve të “Klan Kosovës” do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30
“Klani” ka mësuar po ashtu se gatishmëri për t’iu bashkangjitur protestës kanë shprehur edhe njësi të tjera policore të specializuara e kufitare (NjNSh), por për shkak të mungesës së autorizimit nuk mund të protestojnë
Por, të njëjtit i kanë dhënë mbështetje njësisë elitare të Policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre, dhe të njëjtën e konsiderojnë jetike për sigurinë e vendit sidomos në operacionet që ndërlidhen me veriun.