Nesër publikohen rezultatet e testit “PISA 2018″
02 dhjetor 2019
| 13:06
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë me dije se nesër do të publikojë raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018.
“Nesër, e martë (3 dhjetor 2019), në një konferencë për media, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018. Konferenca mbahet në ambientet e MAShT, në ora 11:00”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.
Testi i “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm.
Ky test në vitin 2015, e kishte renditur Kosovën në fund të listës për arsim. Më keq se Kosova ishin renditur vetëm Algjeria dhe Republika Dominikane, ndërkohë Singapori është i pari.