
Nesër publikohet kontrata për Termocentralin “Kosova e Re”
18 janar 2018
| 14:57
Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE), më anë të një komunikate për medie, bëri të ditur se nesër me datë 19.01.2018-të, do mbahet konferencë për media, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” më datë 20.12.2017 për projektin e “TC Kosova e Re”.
“Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka nesër me 19.01.2018 në ora 10:00 do të mbajë konferencë për media, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori ContourGlobal më datë 20.12.2017 për projektin e TC Kosova e Re”, thuhet në njoftimin e MZhE-së.