Nesër publikohet vendimin për kompanitë që dyshohen për manipulim me çmimet e naftës
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka njoftuar se nesër (e premte) do ta bëjë publik vendimin përfundimtar për kompanitë që dyshohen që kanë manipuluar me çmimet e naftës në kohën e pandemisë.
Me këtë rast, AKK-ja do të mbajë nesër konferencë për medie në ish-objektin e Bankës së Lubjanës, duke filluar nga ora 10:00.
“Ju njoftojmë se të premten (08.05.2020), në orën 10:00, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) do ta shpalosë vendimin përfundimtar lidhur me rastin që ka të bëjë me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës”, ka njoftuar AKK-ja.
Kujtojmë se si pasojë e pandemisë Covid-19 çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në nivelin më të ultë në 20 vjetët e fundit. Kjo gjë është mirëpritur nga qytetarët e në veçanti nga bujqit. (L.G: ‘Epoka e re’)