Nesër seanca konstituive e Kuvendit, ky është rendi i ditës

14 prill 2025 | 17:40

Nesër (e martë) do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca do të nisë nga ora 10:00.

Fillimisht do të bëhet formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve. Pika e tretë do të jetë zgjedhja e kryekuvendarit e pika e katërt zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. 

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja ka siguruar 24 ulëse, ndërsa LDK-ja 20. Ndërkaq, koalicioni midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka siguruar 8 mandate. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidiati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka…