Nesër seancë e jashtëzakonshme për FSK-në në Kuvend
Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizimit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës, ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri ka postuar në “Facebook”, Propozim Rezolutën për të cilën ka thënë se është e thjeshtë:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”, ka shkruar ai.
Sipa tij nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje.
“Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë”, ka thënë Tahiri.