
Nesër sërish do të dalë në votim në Kuvend, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike
11 tetor 2020
| 19:30
Në seancën e Kuvendit që do të mbahet nesër, pritet të dalë për votim Projekligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete.
Nëse ky projektligj kalon, atëherë do të hiqet homologimi për veturat që vijnë në Kosovë.
Në seancën e nesërme, pika III e rendit të ditës “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete”.
Rikujtojmë se Komisioni për Infratrukturë, e pati kaluar projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia.