Nesër shënohet 25-vjetori i masakrës së Dubravës, kjo është agjenda

21 maj 2024 | 15:30

Të mërkurën, më 22 maj 2024, me fillim nga ora 11:00, bëhen homazhe te obelisku në Burgun e Dubravës.

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të masakrës së Dubravës, të mërkurën nga ora 11:00 bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat ushtarake policore të shtetit të Serbisë.

Njoftimi i plotë i Këshillit Organizativ të Shoqatës së të Burgosurve Politik:

Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2024 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe te Obelisku në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 25 vjet më parë, (19-24 maj 1999).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë…