Nesër shënohet 30-vjetori i grevës historike të minatorëve
Nesër (e mërkurë) në Stan Tërg shënohet 30-vjetori i grevës historike të minatorëve, të cilët më 20 shkurt të vitit 1989 u ngujuan në minierë, në shenjë revolte ndaj regjimit të asaj kohe.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve në “Trepçë”, Shyqyri Sadiku, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se të mërkurën nën patronatin e kryeministrit të Kosovës do të fillojë java e minatorëve, e cila do të zgjasë deri më 28 shkurt.
Ai ka treguar se me këtë rast do të aktivitete të ndryshme.
Sadiku ka theksuar se 28 shkurt do të zbulohet pllaka me emrat e të gjithë minatorëve pjesëmarrës të grevës, i cili ka kujtuar këtë grevë të asaj kohe.
“Atë ditë e kujtoj me shumë krenari dhe mburrje. Ka qenë një ditë kur unë kam filluar punën në ndërrim të parë, dhe për tetë dite ne kemi hyrë në grevë urie. Greva kishte 11 kërkesa politike, sepse ishim të revoltuar nga regjimi i asaj kohe. Mund të them se nga ajo ditë kanë filluar të vihen dhe themelet e
/Epoka e re/ Albulena MAVRAJ