
Nesër shënohet Dita e BE-së kundër trafikimit me njerëz
17 tetor 2019
| 17:54
Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media.
Kjo konferencë do të mbahet më 18 tetor, duke filluar nga ora 10:00, në sallën P38, në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Fushata Kundër Trafikimit me Njerëz do të zgjasë një muaj dhe synon ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe fuqizimin e ndërgjegjësimit mbi këtë fenomen.
Konferencën do ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
/Epoka e re/