Nesër shi e borë

09 prill 2022 | 18:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për ditën e diel.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë barike do të krijojë kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore. Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme”.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngritur akuza…