Nesër shorti për Evropianin U17 që në gusht mbahet në Prishtinë

27 janar 2025 | 16:13

Të martën (nesër) prej orës 11:00, në Vjenë tërhiqet shorti për Kampionatin Evropian U17 (vajzat) që prej 4 deri më 10 gusht mbahet në Prishtinë.

Në “W17 EHF Championship 2025” do të paraqiten tetë ekipe kombëtare.

Do të formohen dy grupe me nga katër kombëtare.

Në vazon e parë janë Finlanda e Italia, në vazon e dytë Izraeli e Kosova, në vazon e tretë Ukraina e Letonia dhe në vazon e katërt Bullgaria dhe Britania e Madhe.

Pas tri xhirove në grup, do të zhvillohen gjysmëfinalet si dhe ndeshja për vend të tretë e finalja.

Evropiani U17 për hendbolliste (B) është ngjarja e radhës ndërkombëtare që e organizon federata jonë. Vjet kemi organizuar dy Evropianë për hendbollistë të rinj, e më herët këtë muaj kampionatin IHF Trophy për hendbollistët U18 e U20 për zonën evropiane. Në mars e organizojmë edhe fazën ndërkontinentale të IHF Trophy për këto dy grupmosha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus ka nisur kontaktet me Xavi Hernandez, ish-trajnerin e Barcelonës…