
Nesër shorti për gjysmëfinalen e Kupës
08 mars 2018
| 13:38
Nesër (e premte) nga ora 13:00 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Pjesëmarrëse në këtë rreth të garave janë Drenica, Prishtina, Vushtrria dhe Vëllaznimi. FFK-ja ftohen përfaqësuesit e klubeve dhe të medieve që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit.