Nesër shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës

28 nëntor 2024 | 17:22

Nesër (e premte) do të shpallet shpallet urdhri zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë me dije se kjo seancë do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

Më tutje, në njoftimin e DhSK-së, është thënë viktimat kanë marrë pjesë në proces, siç thuhet aty, të gjithë nën masa mbrojtëse.

“Urdhri për Zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës do të shpallet në seancën e të premtes, 29 nëntor 2024, ora 11:00. Tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse”, ka njoftuar DhSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët…