Nesër takimi me emigrantët në ShBA, Rama: E drejta e çdo shqiptari është të zgjedhë qeverisjen aty ku banon

25 tetor 2024 | 15:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Nju-Jork, aty ku nesër (e shtunë) do të zhvillojë takimin me shqiptarët që jetojnë në ShBA në vijim të turit për diasporën.

Rama ka shkruar në rrjetet sociale se ky është i pari takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të votuar për udhëheqësit e Shqipërisë.

“Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Evropian”.

“Pasnesër, e shtunë 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheu”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka ndërprerë…