Nesër takohen Thaçi e Vuçiqi në Bruksel
07 nëntor 2018
| 12:48
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nesër (e enjte) do të presë në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidentët në këtë takim pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.