Nesër tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligë
04 shtator 2024
| 16:08
Nesër (e enjte) nga ora 11:00 do të tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligën e meshkujve në basketboll.
Shorti do të hidhet në prani të përfaqësuesve të klubeve të elitës.
“Ky edicion pritet të jetë edhe më interesant, duke marrë parasysh përforcimet e skuadrave të elitës. Edicioni i ri fillon më 14 shtator, kurse për herë të parë, ndeshjet finale të ‘play-off’-it, do të zhvillohen me katër fitore, ku pritet garë shumë e ‘nxehtë’ për titullin e kampionit”, thuhet në njoftimin e FBK-së. KB Trepça është kampione në fuqi.