Nesër tërhiqet shorti për renditjen e kandidatëve në fletëvotimet për zgjedhjet në veri
29 prill 2019
| 16:46
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se nesër (e martë) do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet për zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës.
“Ju njoftoj se nesër (e martë, 30 prill, ora 11:00) do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka njoftuar KQZ-ja.
/Epoka e re/