Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit

31 janar 2021 | 15:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër (e hënë) do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate për medie.

“Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më 3 shkurt zyrtarisht do të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, e cila do të zgjatë deri më 12 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka…