Nesër tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim
05 janar 2025
| 13:48
Subjektet e certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 9 shkurtit, nesër (e hënë) do të mësojnë numrin që do të kenë në fletëvotim.
Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka thënë Elezi.