Nesër tërhiqet shorti për Superligë dhe Ligën e Parë
31 korrik 2018
| 12:46
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se nesër e mërkurë do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.
Shorti për Superligë do të tërhiqet në orën 13:00, derisa për Ligën e Parë në orën 13:30. FFK-ja ka ftuar përfaqësuesit e klubeve dhe mediet që të jenë të pranishëm në tërheqjen e shortit.