Nesër, tetë vjet pa kampionin Besim Kabashi

03 dhjetor 2019 | 21:05

Nesër (e mërkurë) bëhen tetë vjet pa sportistin e suksesshëm shqiptar Besim Kabashi.

Sukseset e Kabashit në sportit e kikboksit ishin të shumta, kurse falë tij flamuri kuqezi i shqiptarëve është ngritur në majat e ringjeve botërore.

Vëllai i Besimit, Januz Kabashi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se nesër nga ora 12:00 do të bëhen homazhe në varrezat e Gurrakocit për kampionin e shumëfishtë.

“Të nderuar familjarë, miq e dashamirë dhe adhurues të sportit ju njoftojmë që me datën 4 dhjetorë ditë e mërkurë do të mbahen homazhe te varri i kampionit të shumëfishtë botëror të kikboksit, Besim Kabashi në varrezat e fshatit Gurrakoc komuna e Istogut. Ta nderojmë jetën dhe veprën e kampionit tonë që ngriti flamurin shqiptar në ringjet botërore dhe duke na bërë gjithnjë krenarë me luftërat dhe paraqitjet e tij. Ta nderojmë në 8 vjetorin e amshimit të tij në botën tjetër…”, ka shkruar Januz Kabashi.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ansambli “Shota” të shtunën do të mbajë një koncert humanitar…