Nesër Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin në seancën e tretë para Speciales

10 shkurt 2021 | 08:38

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të paraqiten sërish para Gjykatës në Hagë.

Të enjtën me fillim nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kujtojmë se më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka…